Einxhel flet pas incidentit: Shpëtuan Iliri dhe Donaldi prej meje!

Mediale Vip

Einxhel flet pas incidentit: Shpëtuan Iliri dhe Donaldi prej meje!

Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:41
Eixhel Shkira

Banorja e Big Brother Vip Eixhel Shkira, gjatë një loje në shtëpi, e ka thyer krahun.

Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili doli me sukses dhe tani po ndihet më mirë.

Einxhel në një lidhje direkte në spektaklin e sotëm të BBV-së u shpreh se po ndihet më mirë dhe i falënderoi banorët për kujdesin që kanë treguar ndaj saj, pas këtij incidenti.

Gjatë kohës kur ajo po shkonte në spital, kishte thënë që banorët po mendonin se ajo po bënte shaka.

Gjithashtu, ajo edhe në këtë gjendje e bëri një shaka që lidhej me dy kundërshtarët e saj, Ilirin dhe Donaldin.

“Më duket se shpëtuan Iliri dhe Donaldi prej meje”, u shpreh ajo.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat