Shqiptarja mahnit jurinë e “The Voice of Finland”, ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin

Mediale Vip

Shqiptarja mahnit jurinë e “The Voice of Finland”, ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin

Më: 29 janar 2022 Në ora: 09:14
Argjenda Aliu

Një tjetër shqiptare ka shkëlqyer me zërin e saj.

Së fundmi 16 vjeçarja, Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”.

Ajo interpretoi këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, duke bërë që gjithë paneli i jurisë të kthejë karriget e tyre.

Juria mbeti e mahnitur nga zëri brilant i adoleshentes nga Kosova që pushtoi skenën.

Ata në fund edhe u ngritën në këmbë duke duartrokitur këngëtaren e re.Ajo arriti të kaplonte dhe zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin gjatë transmetimit të “The Voice of Finland”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat