Publikohet një video e Monikës në BBV duke kërcyer mbi karrige, ndërkohë që në një moment heq bluzën

Mediale Vip

Publikohet një video e Monikës në BBV duke kërcyer mbi karrige, ndërkohë që në një moment heq bluzën

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:51
Pamje nga video

Banorët brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother VIP, shpesh nga jashtë komentohen për veprimet e tyre, debatet e po ashtu edhe për ndonjë situatë të pazakonshme.

Ata janë në qendër të vëmendjes 24/7, ndonëse bëhen viral për çdo lëvizje e përfliten në masë të madhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në Instagram e gjithashtu edhe në rrjetet e tjera të popullarizuara shfaqet një video e aktores Monika Lubonja.

Bëhet fjalë për një video ku artistja shqiptare po kërcente sipër një karrige dhe në një moment thuajse hoqi bluzën.

Kjo shkaktoi reagime të shumta e të qeshura edhe nga banorët, të cilët u argëtuan mjaft shumë marrë parasysh natyrën e Lubonjës, pa komplekse.

Monika ndodhet prej më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë dhe ruan raporte të mira thuajse me të gjithë për shkak të energjisë pozitive.

53-vjeçarja brenda BBV ka rrëfyer edhe për ndarjen nga partneri i saj, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Tea.

Theksojmë që këtë javë në nominim është Tani së bashku me aktorin Donald Veshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat