Sfida e vështirë e Arbana Osmanit kur duhet t’u tregonte banorëve të “Big Brother” se Dritan Hoxha ka ndërruar jetë

Mediale Vip

Sfida e vështirë e Arbana Osmanit kur duhet t’u tregonte banorëve të “Big Brother” se Dritan Hoxha ka ndërruar jetë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 22:48
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani kujtoi sot tek “Ëndërrtjerrësit”, momentin kur Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën dhe ajo duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve të “Big Brother”.

“Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tronditur. Ishim të tronditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

“Si pasojë e një aksidenti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vdekur”, u tregua ajo banorëve atëherë, të cilët, të izoluar dhe larg aktualitetit u tronditën nga lajmi, që nga nga personazhet që kishte dhënë shumë kontribut për medien shqiptare, nuk ishte më.

“Big Brother donte dhe dy javë të mbaronte dhe ne nuk e dinim si do të shkonte. Thoshim çfarë do të bëjmë pa Tanin, për çfarë do të shkojmë më në punë”, rrëfen Arbana tek “Ëndërrtjerrësit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat