“Po vijnë fansat”/ Tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother” kur shpërtheu ‘Gërdeci’ në vitin 2008

Mediale Vip

“Po vijnë fansat”/ Tmerri që përjetuan banorët e “Big Brother” kur shpërtheu ‘Gërdeci’ në vitin 2008

Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:04
Arbana Osmani dhe Rezart Aga

Një nga ngjarjet më tragjike të vendit tonë është shpërthimi i Gërdecit në vitin 2008. Në atë kohë në ekranin e Top Channel transmetohej një nga edicionet e “Big Brother”, ku kjo ngjarje e rëndë i gjeti banorët të izoluar brenda në shtëpi.

Shpërthimi i fuqishëm tronditi të gjithë konkurrentët, të cilët, të izoluar nga realiteti jashtë, nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Në puntatën e radhës të emisionit “Ëndërrtjerrësit” që u transmetua mbrëmjen e djeshme, u dha momenti kur banorët përjetuan ngjarjen e rëndë. Regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve. Ai kujton se shtëpia pati disa dëmtime.

“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po tronditin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.

Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”, tha regjisori Rezart Aga.

Image
“Big Brother”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat