Rrëfehet Arbri: Nuk i dhashë informacion Trixës

Mediale Vip

Rrëfehet Arbri: Nuk i dhashë informacion Trixës

Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:57
Arbër Sulstarova

Arbër Sulstarova u eleminua pak më herët nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Sot i ftuar në ‘Fubd Club BB’ ai komentoi edhe “dënimin” e Vëllait të Madh, pasi siç u tha, i dha Trixës informacion nga jashtë.

Lidhur me këtë, ai tha se thjesht i dha një mendim të vetin, lidhur me mënyrën sesi do të shihej Trixa jashtë. Kjo preku këngëtaren, që madje u përlot pas fjalëve të tij.

I pyetur nëse priste që të dilte këngëtarja, Arbri u përgjigj se për të ishte e pritshme.

“Unë i kam thënë Trix ‘si je?’ I kam thënë edhe Einxhel. Nuk kam dhënë asnjë informacion për mendimin tim. Unë dija që Beatrix është emocionale, më shumë se të tjerët. Nuk duhet të gjykohem vetëm unë për informacionet që jepen”, – u shpreh ai për dënimin e marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat