Sërish me arushë, Efi emocionohet nga surpriza romantike e Mevlanit

Mediale Vip

Sërish me arushë, Efi emocionohet nga surpriza romantike e Mevlanit

Më: 31 janar 2022 Në ora: 20:10
Efi dhe Mevlani

Ashtu si në takimet e sezonit të kaluar, Mevlani nuk i kursen surprizat romantike për vajzat me të cilat del në takim.

Në një xhiro buzë detit, nën pamjen mahnitëse të perëndimit, Mevlani doli këtë herë me Efin, për të cilën ka shprehur pëlqim që kur u bë pjesë e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Këngëtari nuk i kurseu komplimentet për Efin. “Ti je afër perfeksionit, defektet nuk t’i shoh”, i tha ai.

Më tej, Efi u surprizua me një darkë, por as këtë herë nuk mungon arushët, që Mevlani ua dhuroi dhe konkurrenteve të sezonit të kaluar.

Ndërkohë, Efi shprehu rezervat e saj, duke thënë se nuk është e sigurt nëse konkurrenti është real në deklaratat që bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat