Xheisara rrëfehet për martesën e shumëpërfolur: Jam e lumtur se bëra atë që doja

Mediale Vip

Xheisara rrëfehet për martesën e shumëpërfolur: Jam e lumtur se bëra atë që doja

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:13
Xheisara

Gjatë gjithë kohës që Xhesiara ka qenë në shtëpinë e Big Brother, nuk ka folur kurrë për statusin e saj. Por në portale lajmi se ajo është e martuar qarkulloi vazhdimisht.

E pranishme në “Live From Tirana”, këngëtarja ka folur për herë të parë për këtë temë, duke sqaruar se si qëndron e vërteta. Ajo ka treguar se gjithçka e ka bërë për dokumentet angleze.

“Unë nuk jam e martuar. Unë tashmë kam ‘british’. Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Deri tani nuk kam folur për këtë gjë. Por unë jam e lumtur që bëra atë që doja”, -tha Xheisara, duke shtuar më tej se kjo gjë, së bashku me hyrjen në BBV, ka qenë ndër objektivat që i ka vendosur vetes për këtë vit.

“Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Një ndër qëllimet e vitit 2022 ka qenë kjo dhe unë e bëra; ka qenë “Big Brother”; disa produksione që do ia marr dikujt… pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat