Dua Lipa renditet si artistja e dytë më e dëgjuar në radio

Mediale Vip

Dua Lipa renditet si artistja e dytë më e dëgjuar në radio

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 18:03
Dua Lipa

Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në radio, në mbarë botën.

Hitet e fituesit të Grammy-it 30-vjeçar morën 4.3 milionë dëgjime në valët e radiove gjatë 12 muajve të fundit.

Ed ishte në të gjithë radion gjatë periudhës festive me hitin festiv të tij dhe të Elton John ‘Gëzuar Krishtlindjet’, dhe versioni i bamirësisë LadBaby i këngës i quajtur ‘Sausage Rolls For Everyone’ kryesoi tabelën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, Dua Lipa, ka siguruar vetëm 100,000 dëgjime më pak se krijuesi e hitit “Bad Habits” gjatë 12 muajve, ndërsa The Weeknd zuri vendin e tretë me tre milionë të tillë.

Të dhënat nga Viberate, i cili analizoi 24000 stacione radiofonike në 150 vende, e vendosën Queen në vendin e katërt me 2.9 milionë, e ndjekur nga 2.8 milionë shfaqje të Maroon 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat