Arbri i cilësoi si konkurrente të dobëta, reagojnë Monika dhe Arjola

Mediale Vip

Arbri i cilësoi si konkurrente të dobëta, reagojnë Monika dhe Arjola

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:05
Arjola

Spektaklin e kaluar të Big Brother Arjola dhe Monika u vunë përballë kutisë së Pandorës , dhe refuzuan ta hapin atë, ndryshe nga ç’kanë bërë banorët e tjerë deri më tani.

Sot spektakli i “Big Brother VIP” ka nisur me një diskutim lidhur me zgjedhjen e Arjoles dhe Monikës, të cilat refuzuan “Kutinë e Pandorës”.

Opinionisti, Arbër Hajdari ka deklaruar se me këtë veprim ato janë treguar të dobëta, gjë që i ka bërë ato të ndihen keq.

Ndërkohë, vajzat nuk e kanë pranuar këtë mendim, duke thënë se nuk duan të dalin nga vetja dhe jo se kanë bërë për lojë.

Monika: Ne jemi drejt fundit dhe të vjen keq kur dëgjon opinionistët të thonë se u treguam të dobëta. Nuk mendoj që unë duhet të zgjidhja Pandorën, se nuk e mendoja që do i binte Arjolën, nuk dua të fitoj diçka dhe të largoj dikë. Ka momente këtu që realisht janë shumë të vështira dhe nuk e kuptoj pse Arbri thotë dobësi, kemi kaq muaj që luftojmë këtu. Unë do dal ashtu siç jam futur.

Arbri: Më vjen shumë keq që Monika dhe Arjola e kanë marrë fjalën time kështu, nuk më vjen mirë ti shoh duke qarë , mua më vjen keq që banorët mbajnë mend kritikat, unë them mendimin tim dhe nuk kushtëzohem nga ata, por ata mbajnë mend vetëm këto gjëra. Tani gara po ngushtohet dhe mendova se këta që gjatë gjithë ditës flasin për rivalitet, do të vihen para këtyre sfidave.

Arjola: E kam menduar gjatë Pandorë , nga një anë kam thënë do e hapë, por e refuzova se thashë nëse e hap nuk do jem më e qetë me veten.

Balina: Ju në fund të ditës jeni komentuar për të njëjtat gjëra që sjell dhe kutia e Pandorës. Loja juaj konsiston pikërisht në këtë gjë, që mundësisht të evitohen të merren vendime. Tani ju vërtet nuk ju pëlqen të komentoheni, po ne për këtë punë jemi këtu dhe ju jeni aty për të luajtur.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat