“Je bërë i famshëm nga Bora Zemani”- Plas sherri mes Donaldit dhe Einxhel!

Mediale Vip

“Je bërë i famshëm nga Bora Zemani”- Plas sherri mes Donaldit dhe Einxhel!

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 08:42
Einxhel, Bora dhe Donald

Një debat i ashpër me në qendër Donald Veshajn dhe Einxhel Shkirën është zhvilluar sot në Big Brother VIP. Teksa te gjithë mendonim se marrëdhëniet ishin qetësuar, disa deklarata te forta te rikthyera nga Vëllai i Madh ka bere qe te dy banoret te debatojnë ashpër.

Eksperienca e punës jashtë shtëpisë së Big Brother VIP dhe heqja nga puna prej Donaldit dhe Romeos shkaktoi gjithë inatin tek Einxhel.

Ajo i tha se gjithë fama e tij vjen prej lidhjes së mëparëshme me moderatoren Bora Zemani. Ndërsa aktori i shokuar nga fjalët e Einxhelit e quajti të ulët dhe paedukate.

Debati

Donald: Ta them unë kush je? Ke qenë e punësuar te mua. Nuk e di jetën time.

Einxhel: Po e di, e kam dëgjuar.

Donald: Nëse ti e ke dëgjuar nuk e ke kuptuar, kujdes kur hap gojën. Kam sakrifikuar më shumë se askush tjetër. Ato fjalë, të hapësh një muhabet që unë nuk kam dashur ta hap, flet për të kaluarën time.

Einxhel: Donald që kur ke hyrë se folur për lidhjen e vet.

Donald: Ti je vajzë shumë e ulët.

Einxhel: Do më lësh të flas? Unë nuk jam person që qaj kot.

Donald: Po analizon të kaluarën time, po analizon sjelljet e mia dhe çdo gjë. Je realisht e paedukatë. Më thuaj ku ke punuar, ca ke bërë 2 vite?

Einxhel: Do të jap ty llogari?

Donald: Po fole për mua.

Einxhel: Po mendoj se je bërë i famshëm prej të dashurës tënde. Po ti s’me ke dhene leket akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat