Meridiani i zhgënjyer nga deklaratat e Arjolës në “Big Brother”: “Pse gjithë ky mllef për dikë që e quan mik?”

Mediale Vip

Meridiani i zhgënjyer nga deklaratat e Arjolës në “Big Brother”: “Pse gjithë ky mllef për dikë që e quan mik?”

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:31
Arjola dhe Meridiani

Ish banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka publikuar disa postime në rrjetin social Instagram, ku ka shënjestruar Arjolën.

Së fundmi, aktorja gjatë një bisede me banorët dje, ka thënë se ka qenë Meridiani ai që nuk ka treguar fare afrimitet me të. Madje, të dy më herët pohuan që janë miq jashtë shtëpisë së BBV.

Mirëpo, Meridiani menjëherë sapo ka dëgjuar këtë deklaratë, ka reaguar.

Mesa duket ish-banori nuk i ka pritur aspak mirë fjalët e Arjolës.

Ja çfarë ka shkruar Meridiani në Instastory:

“Ajo që nuk kuptoj dhe sinqerisht më ka befasuar është gjithë ky mllef sot pas kaq shumë kohë nga dikush që më quan “MIK”.Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës së saj dhe do e bëj por disa të vërteta më duhet të them dy fjalë.

Unë jashtë me ty nuk jam as 1 % ndryshe se ai që të solli varësen e vajzës sekret. Unë nuk jam distancuar, e ke bërë ti dhe kjo ka bërë përshtypje tek të gjithë dhe nëse kujton dhe tek opinionistët të kanë pyetur pse. Nuk kemi shoqëri të konsoliduar, kemi rreth një vit që njihemi prej një personi të tretë.

Nuk njihesh as me mua, aq më pak me partneren time nga A tek Zh siç ke deklaruar. Por për faktin që më ke quajtur MIK të lashë ta thoje për respekt e se të besova dhe të kam quajtur dhe unë mike. Jashtë je TI ajo që je shumë ndryshe!

Sërish një gënjeshtër, ne nuk kemi ngrënë e pirë e kemi ndenjur non stop për 3 vite pasi kemi vetëm rreth një vit që njihemi prej një miku tjetër dhe po kemi ngrënë disa dreka, darka që kanë filluar tek miqtë e mi dhe e ftuar ke qenë ti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat