Vajza e princit Leka lë në hije prindërit e saj

Mediale Vip

Vajza e princit Leka lë në hije prindërit e saj

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:28
Familja mbretërore

Princi Leka, së bashku me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia dhe vajzën e tyre Geraldina, morën pjesë këtë të martë në inaugurimin e shtatores së mbretëreshës Geraldine.

Më shumë se princi dhe Elia, vëmendjen e mori vajza e tyre, bartësja e emrit të mbretëreshës, e vogla Geraldine.

E strukur në krahët e së ëmës, Geraldina e vogël, me sytë bojëqielli dhe flokët e artë, nuk i shpëtoi vëmendjes së personaliteteve të pranishëm dhe as përkëdheljeve të tyre.

E veshur me një pallto ngjyrë kafe dhe çizme të së njëjtës ngjyrë, Geraldina e vogël u shfaq e denjë për rastin.

Geraldina u shfaq më e rritur dhe me tipare të plotësuara, çka bëri që vogëlushja buçko të jetë atraksioni i vërtetë i aktivitetit.

Image
Familja mbretërore
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat