Këngëtari i njohur tregon se ka 7 vite që nuk përdor celular

Mediale Vip

Këngëtari i njohur tregon se ka 7 vite që nuk përdor celular

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:45
Ed Sheeran

Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran deklaroi në një intervistë se nuk përdor celular që nga viti 2015. Në një intervistë me Ben Clymer, Sheeran tregoi se është “e mrekullueshme” të jetosh pa telefon dhe se pasi e kishte marrë këtë vendim ishte ndjerë “i çliruar”.

“Është e jashtëzakonshme që mund të jetosh pa telefon në një periudhë të tillë. Unë nuk mbaj telefon. Nuk kam telefon që nga viti 2015. Unë u mërzita me telefonin. Unë e hoqa qafe atë dhe u ndjeva shumë i çliruar”, tha ai.

Këngëtari shtoi se qëndron i përditësuar dhe i lidhur me aktualitein dhe botën nëpërmjet e-maileve. Ai theksoi faktin se i pëlqen të kalojë më shumë kohë duke u fokusuar te njerëzit e dashur dhe se me këtë ndryshim shëndeti i tij mendor ishte përmirësuar.

“Unë kam një e-mail… Ulem dhe hap laptopin tim dhe u përgjigjem 10 e-maileve në të njëjtën kohë. Dërgoj e-mailet dhe mbyll laptopin tim. Pastaj i rikthehem jetës dhe nuk ndihem aspak i dërrmuar”.

Ed Sheeran tregoi se nuk lejon që teknologjia t’i ndryshojë jetën e tij. Ai vendosi që mënyra më e mirë për të shmangur ankthin dhe shpërqendrimet në jetë është mbajtja sa më larg e smartphon-ve.

 “Gjëja më e mirë e këtij vendimi, përveç shëndetit mendor është edhe se ndihem më mirë për gjithçka, janë momentet që kam me njerëzit që dua”, tha Sheeran.

Të jesh i lidhur gjatë gjithë kohës nuk është një virtyt. Nuk ju bën më të mirë në atë që bëni. Në shumë raste, shumë mirë mund t’ju bëjë një mik, partner, punonjës ose prind. Shiko, e di që shumica e njerëzve nuk do të heqin dorë nga telefoni. Sidoqoftë, do të sugjeroja që nëse zbuloni se pajisja që mbani ju shkakton ankth ose zvogëlon cilësinë e marrëdhënieve që keni me njerëzit që janë të rëndësishëm për ju, ia vlen ta mendoni se keni nevojë të bëni një ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat