Channing Tatum bën vlerësimin e veçantë për Zoë

Mediale Vip

Channing Tatum bën vlerësimin e veçantë për Zoë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:52
Channing Tatum dhe Zoe Kravitz

Channing Tatum po i thurr lavde Zoë Kravitz.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje janarin e kaluar, kur Kravitz, 33 vjeç, i dha Tatum, 41 vjeç, për të luajtur në debutimin e saj të ardhshëm regjisorial Pussy Island.

Në atë kohë, një burim i brendshëm tha për “PEOPLE: se marrëdhënia e tyre ishte thellësisht platonike. Por në gusht, “PEOPLE” konfirmoi se dy yjet po takoheshin pasi u panë duke shijuar xhirot me biçikletë, vizita në muze dhe takime me kafe.

Në një kopertinë të re për Variety, Tatum, i cili luajti dhe bashkëdrejtoi filmin e ri Dog, tha se ai e këshilloi Kravitz që të mos aktronte gjithashtu në Pussy Island sepse mund të jetë tepër kërkuese që një regjisor t’i bëjë të dyja.

Ajo është një perfeksioniste në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai për aktoren e Batman.

Në shtator, Tatum dhe Kravitz morën pjesë në Met Gala 2021, por arritën në event veç e veç. Ata u panë më vonë duke lënë ngjarjen së bashku për të marrë pjesë në një festë ku ata “nuk i hiqnin duart nga njëri-tjetri”, tha një i brendshëm për “PEOPLE” në atë kohë.

Kravitz u martua me Karl Glusman në qershor 2019. Ylli i “Big Little Lies” bëri kërkesë për divorc më 23 dhjetor 2020 dhe u finalizua në gusht. Tatum më parë ishte në lidhje me Jessie J pas divorcit të tij nga Jenna Dewan, me të cilën ndan një vajzë 8 e gjysmë vjeçare, Everly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat