Dalin fotot/ Shoqja e Einxhel tregon aksidentin që ‘e hoqi nga puna’: U mundua të kontaktonte me vëllezërit Veshaj

Mediale Vip

Dalin fotot/ Shoqja e Einxhel tregon aksidentin që ‘e hoqi nga puna’: U mundua të kontaktonte me vëllezërit Veshaj

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:05
Einxhel Shkira

Shoqja e Einxhel, me të cilën moderatorja ka qenë ditën kur është aksidentuar, ka treguar dinamikën e ngjarjes, dhe atë që pasoi më pas.

Einxhel u hoq nga puna nga vëllezërit Veshaj, për shkak se nuk mbërriti në kohë për xhirimet e emisionit.

"Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit. As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta coja në xhirime.

Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje. U mundua të kontakt me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia", ka treguar mikesha e Einxhel.

Moderatorja dhe Donald Veshaj patën një përplasje të ashpër mes tyre, gjatë emisionit të së martës, ku nuk lanë gjë pa i thënë njëri tjetrit.

Image
Fotoja nga emisioni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat