Monika e ka të sigurt finalistin e radhës, ja për kë bëhet fjalë!

Mediale Vip

Monika e ka të sigurt finalistin e radhës, ja për kë bëhet fjalë!

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:52
Monika Lubonja

Gjatë spektaklit të kësaj të marte në “Big Brother VIP” u hap një televotim, ku u votua për finalistin e parë të “Big Brother VIP”. Ishte Iliri ai që u zgjodh nga publiku, ndërsa Donaldi ishte i përjashtuar nga ky televotim pasi ishte i dënuar nga ‘vëllai i madh’.

Së fundmi Monika ka zhvilluar një bisedë me Ilirin në lidhje me finalistët e “Big Brother VIP”. Aktorja është shprehur se nëse do të ketë nominime do t’u duhet të zgjedhin midis vajzave që ndodhen në shtëpi, duke u shprehur e sigurt që Donaldi do të jetë në finale.

“Jam e sigurt që edhe Donaldi është finalist. Jam miliard për qind e sigurt. Nominimet mbeten me 3 femra”, u shpreh aktorja.

Ndërkohë edhe Iliri e ka pohuar se Donaldi do të jetë finalist, por pas këtij momenti biseda është mbyllur mes tyre duke qenë se nuk iu lejohet të flasin për nominimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat