Aleksia tregon si reagoi ministri, kur ajo pranoi për herë të parë lidhjen me Romeo Veshajn

Mediale Vip

Aleksia tregon si reagoi ministri, kur ajo pranoi për herë të parë lidhjen me Romeo Veshajn

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 10:00
Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj

Aleksia, vajza e ministrit, Niko Peleshi, ka disa muaj që është në qendër të mediave rozë.

E gjithë kjo pasi ajo është e lidhur me aktorin, Romeo Veshaj.

Ajo tregoi për herë të parë se si reagoi babai i saj, kur e pranoi publikisht se ishte e dashuruar me Romeon.

“Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim”.

Aleksia u shpreh se të atin kishin filluar ta uronin për fejesë, pas kishin kuptuar për lidhjen e saj.

“Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

Ajo ka treguar se i është gëzuar këtij fakti.

Ndryshe kohëve të fundit është përfolur se dyshja janë ndarë, por nuk ka ndonjë reagim nga dyshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat