Çifti i njohur i showbizz-it bëhen prindër për herë të dytë

Mediale Vip

Çifti i njohur i showbizz-it bëhen prindër për herë të dytë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 07:50
Rosie Huntington-Whiteley, Jason Statham

Aktori i famshëm, Jason Statham, është bërë baba për herë të dytë.

Sipas MailOnline, bashkëshortja e tij Rosie Huntington-Whiteley ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka lindur të mërkurën në Londër.

Kujtojmë se modelja e bëri vetë të ditur lajmin e shtatzënisë së saj, e cila përmes rrjetit të saj social postoi një foto, ku shfaqej para pasqyrës me barkun e rrumbullakosur.

“Taaa daahhh. Raundi 2”, shkruajti modelja në postim.

Menjëherë ajo mori urime të shumta nga personazhe të famshëm dhe fansat e saj . Statham dhe Rosie kanë edhe një djalë 4 vjeç i quajtur Jack.

Duke folur në vitin 2018 për t’u bërë nënë për herë të parë, Huntington-Whiteley tha se ishte “më e lumtur se kurrë”.

“Çdo vit që rritem ndihem shumë më e fuqizuar në veten time dhe ndihem shumë më e sigurt”, shpjegoi ajo në një event të ‘ELLE Weekender’. Tani që mbusha 30 vjeç dhe u bëra nënë ka qenë kaq fuqizuese për mua. Ndihem shumë e qartë me atë që dua nga jeta. Ndihem më e lumtur se kurrë. Ndjej sikur i kam hequr gjërat që nuk më bëjnë të lumtur dhe prioritetet e mia thjesht ndryshojnë masivisht.“, u shpreh ajo.

Rosie foli gjithashtu për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Jason do të donin të kishin një fëmijë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat