Paloma gdhend përgjithmonë në lëkurë “Vëllain e Madh”

Mediale Vip

Paloma gdhend përgjithmonë në lëkurë “Vëllain e Madh”

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 17:27
Paloma

Paloma ka publikuar një video dhe foto në story, ku i ka treguar ndjekësve se ka bërë në qafë tatuazh syrin simbol të “Vëllait të madh”.

Më herët, me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Fifi bëri tatuazh fjalën “filoqyl” të përmendur shpesh prej saj dhe Donaldit brenda shtëpisë.

 Nga ana tjetër, Iliri dhe Donaldi i kanë bërë brenda shtëpisë tatuazhet dedikuar eksperiencës në shtëpi.

Image
Fotoja e postuar nga Paloma

Me shtimin e Palomës në grupin e guximtarëve, mund të thuhet se BBV ka lënë gjurmë të forta te banorët.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat