E puthi në buzë Robert Berishën, konkurrentja e “Love Story” tregon çfarë ndodhi më pas

Mediale Vip

E puthi në buzë Robert Berishën, konkurrentja e “Love Story” tregon çfarë ndodhi më pas

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Robert Berisha dhe Kleona

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuar në spektaklin “Love Story Talk” ku ka marrë edhe një puthje në buzë nga një prej vajzave të këtij spektakli. Konkurrentja e quajtur Kleona ka folur për herë të parë rreth puthjes me këngëtarin nga Kosova, ku la të kuptohej se ai ka insistuar të njihen më shumë.

E ftuar në një intervistë “Expuls” ajo u shpreh se të dy ishin të emocionuar por ajo u tregua më guximtare dhe vendosi ta puthë këngëtarin.

“Aty në fakt na kishte kapur të gjithave emocioni, por unë si gocë më guximtare se të tjerat e bëra fakt të kryer. Xhensila e di që jam e çmendur dhe pyeti e bëri me të vërtetë kjo këtë? U ndjeva mirë”, u shpreh ajo.

Ajo u pyet gjithashtu nëse pas puthjes live në emision, Robert Berisa ka insituar ta njohë më shumë. Me përgjigjet e saj, Kleona nuk dha detaje por la të kuptohet që këngëtari ka pasur interes për të edhe pas puthjes.

Pyetje:Të tha ndonjë gjë Roberti pas programit? Ndonjë ngacmim ndonjë mesazh?

Kleona: E di që të intereson të dish çfarë pas puthjes, por nuk do t’i them.

Pyetje: Domethënë që ka pasur?

Kleona: Po gjithë kjo gocë mos ketë?

Pyetje: Ishte Roberti ai që insistoi?

Kleona: Të lutem shumë, unë jam gocë tradicionale dhe i bën burri këto gjëra.

Konkurrentja Kleona Tela e emocionuar nga prania e Berishës, është ngritur me lejen e prezantuesit Eni Shehu për të puthur këngëtarit nga Kosova.

Puthja e saj u prit me ovacione, ndërsa e gjithë situata është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, ashtu edhe e konkurrentëve të tjerë.

“Talk Love Story” është një emision i cili zhvillohet me katër personazhet kryesorë të spektaklit “Love Story”, si dhe konkurrentët në garë për të fituar zemrat e dy vajzave dhe dy djemve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat