Ja të papriturat në takimin e Florjanës dhe Brunos!

Mediale Vip

Ja të papriturat në takimin e Florjanës dhe Brunos!

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 00:37
Bruno dhe Florjana

Bruno ka realizuar takimin me Florjanën ditën e sotme teksa ka bërë deklaratën e fortë për këtë të fundit duke thënë se dëshiron të fokusohet vetëm tek njohja me të.

Ndër të tjera, ai rrëfeu pasiguritë që ka ndjerë kohëve të fundit pasi njohja me Mikelën dhe Efin nuk shkoi siç e priste.

“Dhe prindërit këtë gjë më kanë thënë, mendova se nëse nuk mund të përputhem le të bjerë përgjegjësia mbi mua dhe më mirë të iki”,- u shpreh ai.

Megjithatë, gjatë takimit, ai i tha Florjanës se vërtet e pëlqen dhe do ta njohë më shumë, ndërsa kjo e fundit i tha “nuk të lë të ikësh”.

Florjana: Më pëlqejnë meshkujt që bëjnë për mua

Bruno: Nëse unë bëj diçka, i bie që del nga studio…

Florjana: Unë nuk jam si ato që bërtasin dhe bëjnë kot sikur kanë interes, ndërkohë që nuk kanë

Bruno: Unë jam në një moment që nuk e di ku jam. Kanë kaluar shumë situata. Ndoshta duhet të punpj pak me veten

Florjana: Unë nuk i kam qejf gjërat e shpejta, se siç vijnë ikin. Dua t’i marr gjërat avash avash

Florjana: Ti je shumë i mirë Bruno. Po të mërziti njeri, më thuaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat