Aktorja e ‘Titanic’ rrëfen komplimentin nga Di Caprio që i ndryshoi jetën

Mediale Vip

Aktorja e ‘Titanic’ rrëfen komplimentin nga Di Caprio që i ndryshoi jetën

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:57
Rose Dawson/ Kate Winslet

Të gjithë e mbajmë mend bukuroshen kokëkuqe të filmit “Titanic”, Rose Dawson, një personazh i luajtur nga aktorja e njohur Kate Winslet.

Ajo gjithmonë është treguar e hapur për vështirësitë dhe sfidat e jetës së saj, sidomos në hapat e parë të karrierës. Edhe pse mjaft e bukur dhe e talentuar, me format e saj të kolme dukej se nuk i përmbushte standartet për “trupin perfekt”.

Gjithmonë i thonin se për shkak të formave të saj, ajo  gjithmonë do të merrte vetëm rolet e “vajzës mbipeshë”.

Të gjitha këto reagime negative për mënyrën se si dukej trupi i saj i ulën vetëbesimin. Por gjithçka ndryshoi  në shesh-xhirimet e filmit të Titanikut pasi Leonardo Di Caprio i tha diçka për trupin e saj e cila i ndryshoi tërësisht këndvështrimin për veten.

“Është e rëndësishme që ti të vlerësosh këtë që ti je,”-qe shprehur Di Caprio.

Sipas tij shumica e grave të tjera mendojnë se e vetmja mënyrë për të pasur sukses është që të jenë të bukura dhe të dobëta pasi këto modele u tregohen. Di Caprio thotë se ky këndvështrim është i pamjaftueshëm për të arritur atë që dëshiron, madje edhe në Hollivud. Rikujtojmë se Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio vijojnë të ruajnë një miqësi shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat