Fansat të mllefosur pse Lady Gaga nuk u nominua për Oscars

Mediale Vip

Fansat të mllefosur pse Lady Gaga nuk u nominua për Oscars

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 23:50
Lady Gaga

Lady Gaga u vlerësua nga fansat dhe shumë kritikë për pjesëmarrjen në “House of Gucci” dhe fakti që nuk u nominua në asnjë kategori të Oscars nuk është pritur mirë nga masa.

Fansat e saj e kanë shprehur mllefin e tyre në media sociale.

 “Lady Gaga nuk është nominuar në ‘Oscars’? Jo nuk ka mundësi”, ka shkruar një fans i këngëtares, teksa një tjetër ka thënë: “Gaga e meritonte të paktën një nominim, ‘Oscars’ i këtij viti për mua është dështim”.

Edhe emra të tjerë të njohur në fushën e aktrimit, si aktorët: Bradley Cooper, Frances McDormand dhe Leonardo DiCaprio nuk janë nominuar për “Oscars 2022”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat