Donaldi letër Borës/ Si Big Brother ndryshoi mendim në minutat e fundit dhe ndërhyrja e Romeos

Mediale Vip

Donaldi letër Borës/ Si Big Brother ndryshoi mendim në minutat e fundit dhe ndërhyrja e Romeos

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:50
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Producentët e Big Brother, duket se janë tërhequr nga idea për t’i dërguar një letër të Donald Veshajt, Bora Zemanit. Ka qenë aktorja Egla Ceno që nëpërmjet një statusi ka thënë se gjithçka do të transmetohej live, por organizatorët u tërhoqën në momentet e fundit, kjo për shkak të surprizës së rezervuar për Donaldin, ku iu dha një spektakël në prime-time.

Statusi i plotë 

Producentët e Big Brother VIP mbrëmë duket se kanë qenë në një dilemë të madhe për vijimësinë e programit. Është tentuar që Donaldi t’i shkruante një letër Bora Zemanit, në formë paqeje, dhe e gjitha të transmetohej live.

Madje, për ta bërë edhe më të bukur situatën, në studio mbrëmë ishin ftuar Beatrix dhe Semi, pra e dashura dhe shoqja e Donaldit, e cila mban anën e Bora Zemanit.

Pritej që me këta personazhe të krijohej spektakël, por problemi është se e gjithë nata më pas do të kthehej në një “mbrëmje Donald”, meqë atij i dërgoi vëllai një mesazh me një ofertë pune.

Romeo nuk e ka për herë të parë që shfaqet. Ai i ka bërë të gjitha në Big Brother: ka dërguar një mesazh zanor, është futur brenda shtëpisë, ka dërguar mesazhe fillimisht me dron, pastaj me parashutë dhe më pas me helikopter, ka dërguar sërish një mesazh zanor dhe mbrëmë gjithashtu doli fare pranë shtëpisë së Big Brother duke folur me zë dhe figurë.

Kjo do të shtonte shumë zëra, se Big Brother e mban me hatër Donaldin, çka ka bërë që letra e shkruaj prej tij të shtyhej për më tej ose të anulohej. Ndoshta Bora Zemani mund të ketë bërë gjithashtu një përpjekje për të mos u përfshirë më në bisedat e Big Brother.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat