Tensionohet situata/ Trixa e mërzitur për Borën merr vendimin drastik, reagon “dhëmbë për dhëmbë” Donaldi

Mediale Vip

Tensionohet situata/ Trixa e mërzitur për Borën merr vendimin drastik, reagon “dhëmbë për dhëmbë” Donaldi

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 23:33
Bora Zemani, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj dhe Ermal Mamaqi

Beatrix Ramosaj është prekur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin. Moderatorja Arbana Osmani ua komunikoi këtë banorëve mbrëmjen e sotme, duke thënë se Beatrix ka refuzuar të futet në shtëpi për të darkuar pranë tyre. 

Donaldi u habit dhe fillimisht nuk e besoi. “Njerëz të tjerë kanë përmendur dhe miq të tjerë. Nuk besoj që është kjo arsyeja. Ermali tha që ishte shaka dhe nuk ishte informacion nga jashtë. Trixa është mërzitur për këtë gjë? Realisht? Nuk e kuptoj. Se ajo ishte shaka. Unë nuk do ik nga tavolina kur bëhet shaka. Unë mendoj se ajo e kupton”, tha ai.

Mirëpo, Arbana i tha se Beatrix nuk e ka kuptuar dhe për këtë arsye ka vendosur që të mos vijë.

Arbana: Jo se ka kuptuar përderisa nuk do të vijë

Donaldi: Se kuptoj pse është mërzitur kur është një situatë që nuk e kam hapur unë. Unë as nuk bera ndonjë shaka se të ishim jashtë do e vazhdoja. Unë nuk bëra ndonjë gjë që të mërzitej. O Arbana nuk jam qofte unë që të iki nga muhabeti kur përmendet tjetra

Arbana: S’është punë qofte o Donald po ajo është e prekur

Arjola: Ermali thjesht bëri shaka se unë e njoh shumë mirë. Donte të ngacmonte Donaldin.

Donaldi: Po ça thashë unë, vetëm paguaje mirë, as nuk më intereson

Arjola: Ti ishe i pari që pyete. Pse bën kështu? Sikur gjasme nuk të intereson

Opinionisti Arbër Hajdari: Mua nuk m’u duk për t’u bërë aq e madhe. Ishte thjesht batutë normale dhe sa për Trixën ne nuk jemi në vendin e saj për ta kuptuar. As nga ana e Ermalit as nga ana e Donaldit nuk ka pasur dashakeqësi për të ulur Trixën.

Donaldi: Jo, kurrë në botë nuk do e bëja

Opinionistja Balina Bodinaku kujtoi parashutat e 9 Janarit, kur Trixa e priti ndryshe. “E shkuara nuk mund të fshihet. Do doja që Trixa të mbante të njëjtin qëndrim si atëherë”, u shpreh ajo.

Arbana: Donald, po flasim për një vajzë e cila është futur në këtë format televiziv dhe është gjetur në një lidhje me ty dhe kjo ka sjellë një sërë reagimesh që ajo i has tani çdo ditë

Donaldi: Dua ta kem këtu dhe ta bind.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat