Me një video tjetër, reagon sërish Ermal Mamaqi: Fajin e ka Bora

Mediale Vip

Me një video tjetër, reagon sërish Ermal Mamaqi: Fajin e ka Bora

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 19:55
Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani dhe Ermal Mamaqoi

Komediani shqiptar Ermal Mamaqi ka trazuar ujërat në BBV.

Ai bashkë me komedianin tjetër Salsanon në vizitën e tyre që patën para pak ditësh në BBV, ngacmuan Donaldin me një batutë për Borën, e që kjo nuk i ka pëlqyer Trixës.

Pikërisht mbrëmë ishte momenti kur Trixa bashkë me ish banorët tjerë do të darkonin brenda shtëpisë me finalistët e formatit, por ajo vendosi të mos vijë.

Ndërkohë Dagz ka treguar se Trixa ka udhëtuar jashtë vendit duke mos marrë pjesë as në spektakël e as në darkë.

Ishte Ermali ai që mbrëmë reagoi me një video duke iu drejtuar Trixës se nëse do ndahesh nga Donaldi të mos e gjejë pretekst batutën e tij.

Mirëpo, komediani shqiptar ka reaguar sërish sot me një tjetër video.

“Fajin e ka Bora, por mbi të gjitha Salsano ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet”, shprehet Ermali në videon e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat