Reagon Arjola Demiri pas daljes nga “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Reagon Arjola Demiri pas daljes nga “Big Brother VIP”

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 07:08
Arjola Demiri

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, i është rikthyer jetës normale.

Aktorja, me anë të një posti në Instagram, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruajti Arjola.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për aventurën e saj në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se Arjola Demiri u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit.

Sido që të jetë, ajo u deklarua se e fitoi “Big Brother”-in e saj, pasi televizioni i Top Channel i bëri dhuratën më të bukur, duke i dhuruar një apartament asaj për të dhe fëmijët e saj.

“Tre muaj paralelisht punoja në emisionin e fëmijëve. Punoja kudo që të ishte e mundur, pagesat nuk premtonim të mbanin as veten dhe jo më fëmijët. Ndërkohë që mendonin se isha e qetë, në fakt shkatërrohesha nga malli dhe nga vetmia. Po shkatërrohesha nga dëshira për ti pasur fëmijët pranë. Këtë ditë e shihja të largët dhe të pamundur”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat