Si reagoi Mbretëresha Elizabeth kur vogëlushja Eugenie ia shkeli këmbën?

Mediale Vip

Si reagoi Mbretëresha Elizabeth kur vogëlushja Eugenie ia shkeli këmbën?

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 08:45
Në një skenë, shihet princesha dyvjeçare Eugenie teksa ia kishte shkelur këmbën Mbretëreshës Elizabeth.

Janë publikuar disa prapaskena të Mbretëreshës Elizabeth, në filmin për shënimin e jubileut “Platinum”.

Filmi përshkruan mbretërimin e saj 70-vjeçar me klipe të mbledhura nga koleksioni privat i Mbretëreshës, si dhe ka gjëra të marra nga arkivat e transmetimit.

Në një skenë, shihet princesha dyvjeçare Eugenie teksa ia kishte shkelur këmbën Mbretëreshës Elizabeth.

Ajo shihet teksa i flet me butësi vogëlushes, shkruan Dailymail.

“Oh”, kjo mbi të cilën po qëndroni është këmba ime”, është shprehur ajo.

Ndryshe, në këtë film, mbretëresha tregon gjithashtu edhe se mbanë një ditar të shkruar me dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat