Labinot Tahiri vendosi ta ndihmojë Ukrainën, por pastaj pendohet

Mediale Vip

Labinot Tahiri vendosi ta ndihmojë Ukrainën, por pastaj pendohet

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 09:50
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri, kishte vendosur që një shumë të parave ta ndajë për të ndihmuar shqiptarët në Ukrainë.

Por, duket se tash është penduar.

Tahiri thotë se po e merr këtë vendim për shkak të disa pakënaqësive të shprehura nga ana e shqiptarëve në Maqedoni.

“Mendoj se në komente kur shprehet pakënaqësia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre, duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hall apo këshillë me na e thënë. Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin në Ukrainë, po e largoj. Atë po e largoj për shkak se vëllezërit tanë shqiptarë nga Maqedonia, kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë vendim”.

“Ata shprehën mendimet e tyre për kohën e luftës atje në Maqedoni, dhe unë ata i degjoj. Gjithashtu i dëgjoj edhe qytetarët të cilët më kanë informuar më mirë duke me shkruar edhe privat sa i përket disa temave lidhur me Ukrainën, edhe ata kanë të drejtë dhe i marr për bazë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat