‘Se kam takuar kurrë, nuk e kisha qejf’, Arjani çfarë nuk thotë për Donaldin: Nuk e shikoja dot me Borën

Mediale Vip

‘Se kam takuar kurrë, nuk e kisha qejf’, Arjani çfarë nuk thotë për Donaldin: Nuk e shikoja dot me Borën

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 11:31
Donald Veshaj

Arjan Konomi ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien e Bora Zemanit me Donald Veshajn.

Gjatë një videoje ‘live’, opinionisti i "Për’puthen" tha se beson që nuk e shikonte Borën me një djalë si Donaldi, ndërkohë që sipas tij, kjo e fundit nuk ka humbur asgjë nga ndarja me aktorin e humorit.

Ai theksoi se veprimi i Donaldit tregoi mungesë pjekurie dhe burrërie, duke ironizuar kështu dhe preferencën e tij për filmin "Spiderman".

"Nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin dhe një nga arsyet është që nuk e kam patur qejf atë. Është djalë i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Të lëndosh një njeri në një mënyrë të atillë… aq më tepër publikisht, nuk tregon as pjekuri, as burrëri, vazhdojmë luajmë ‘spiderman'", shprehet Arjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat