Mungoi në darkën me Donaldin në Big Brother VIP, Beatrix nis pushimet në Dubai

Mediale Vip

Mungoi në darkën me Donaldin në Big Brother VIP, Beatrix nis pushimet në Dubai

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 13:05
Beatrix Ramosaj

Në spektaklin e javës së kaluar të Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj mungoi dhe gjithashtu nuk u bën pjesë e darkës që u organizua me disa nga ish-banorët dhe katër finalistët brenda shtëpisë së famshme.

Arsyet e mungesës së saj u tha se ishte hatër mbetja për shkak të një batute të Ermal Mamaqit, i cili gjatë një diskutimi me banorët dhe disa figurave publike që hynë në BB VIP për të kaluar disa orë brenda.

Mamaqi ndër tjera përmendi ish-partneren e Donaldit, Bora Zemani dhe gjithashtu këngëtarja, ndërsa batuta u prit me të qeshura nga të pranishmit që u tha se sjelljet e tyre e lënduan ish-banoren.

Por, pas këtyre ndodhive Beatrix duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria, dhe sipas burimeve të Telegrafit si destinacion ajo ka zgjedhur Dubain.

Ndërkohë, ishte kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj që gjithashtu postoi një foto ku shihet duke shijuar një ditë me diell në një jaht gjatë ditës së sotme (14 shkurt).

Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte prapavija e imazhit të saj ku shihet Beatrix, e cila dallohet nga tatuazhi që ka në krah.

Në anën tjetër, Beatrix ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe ende nuk ka asnjë reagim nga ajo.

Ndërsa, kujtojmë që kanë mbetur edhe pak ditë deri te finalja e Big Brother VIP që mbahet ditën e premte (18 shkurt).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat