Arjan Konomi flet për Donaldin: Nuk tregon as pjekuri, as burrëri

Mediale Vip

Arjan Konomi flet për Donaldin: Nuk tregon as pjekuri, as burrëri

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:45
Arjani dhe Bora

Komentit të situatës së Donald Veshajt dhe Bora Zemanit nuk i ka shpëtuar as kolegu i kësaj të fundit, Arjan Konomi, gjatë një videoje ‘live’ në llogarinë e tij të “Instagram”,

Opinionisti i “Për’puthen” është shprehur se nuk e ka pasur qejf Donaldin dhe theksoi se veprimi i tij kundrejt Borës ka treguar “mungesë burrërie dhe pjekurie”.Ai ka ironizuar edhe preferencën e tij për filmin “Spiderman”, ndonëse vetë Bora është përfolur se në daljen e saj publike u vesh njësoj si e dashura e këtij personazhi në filmin më të fundit.

Unë jam me fat që e kam atë kolege dhe besoj se për sa kohë do të jemi bashkë do të shkojmë shumë mirë. Por nga ana personale nuk është se flasim shumë. Me thënë të drejtën nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin, edhe kur ishte me Borën dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam pasur qejf atë. Jo se kam gjë për atë si djalë, është djalë i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë.

Nuk është se Bora në atë situatë humbi diçka, pavarësisht se ishte në mënyrë jo të bukur dhe aspak elegante dhe të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë luajmë me ‘Spiderman’”, ka thënë Konomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat