Arjola shpërthen me akuza ndaj Donaldit: Bëri heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut

Mediale Vip

Arjola shpërthen me akuza ndaj Donaldit: Bëri heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 23:53
Arjola Demiri

Këtë të martë po mbahet Fan Club Big Brother VIP, ndërsa pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe.

Një nga temat më të komentuara gjatë kësaj mbrëmje është Donaldi dhe loja e tij.

Aktorja Arjola Demiri, e cila arriti të shkonte deri në gjysëm finale tha se ai ka vepruar me strategji, duke bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut.

Ajo është kundërshtuar nga këngëtari Elgit Doda, i cili e ka shprehur hapur që mbështet Donaldin.

Arjola gjithashtu ka thënë se ka përdorur të gjithë personat brenda shtëpisë të cilët i ka pasur të afërt.

 

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat