Gold AG dhe Kastriot Tusha lansojnë “Ushtar Kavaja” për nder të heroit Indrit Cara

Mediale Vip

Gold AG dhe Kastriot Tusha lansojnë “Ushtar Kavaja” për nder të heroit Indrit Cara

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:08
Gold Ag

“Ushtar Kavaja” mban titullin kënga më e re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Gold AG dhe Kastriot Tushës.

“Urime Pavarësia e Kosovës krejt shqipeve anembanë botës. Me këngën më të re urojmë nga zemra për ju”, shkruan në njoftimin e reperit.

Arian Agushi e ka bërë melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës, me orkestrim të Alban Fortunës.

Për anën vizuale është kujdesur M Production që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Ushtar Kavaja”.

Indrit Cara (i njohur si Ushtar Kavaja) ishte një veprimtar, aktivist dhe ushtar shqiptar, i cili vdiq duke luftuar në Luftën e Kosovës në mars të vitit 1999. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, ai la Londrën, ku kish kohë që jetonte dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.

Në vitin 2009, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, asokohe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat