“Nuk hahet haku i një populli”, Elgit Doda reagon pas fitores së Ilirit

Mediale Vip

“Nuk hahet haku i një populli”, Elgit Doda reagon pas fitores së Ilirit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 10:29
Elgit Doda dhe Donaldi

Elgit Doda, miku i ngushtë i Donald Veshajt ka reaguar pa dorashka për pakënaqësinë e tij që aktori nuk e fitoi edicionin e parë të Big Brother VIP.

Në dy postime në rrjetet sociale, Elgit Doda thotë se “i drejti fiton një ditë”.

“Nuk hahet haku i një populli”, shkruan ai në Instagram.

Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, Elgiti shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.

Image
Postimi i Elgitit

Kujtojmë që Elgiti ka dalë publikisht në krah dhe në mbështetje të Donaldit kur ai ishte konkurent i BBV. Por ishte Ilir Shaqiri ai që u shpall fitues mbrëmjen e 18 shkurtit, duke marrë me vete edhe çekun me 100 mijë euro.

Duhet thënë se mbështetësit e Donaldit, përfshirë edhe vëllanë e tij Romeon, kanë qenë shumë aktiv në mbështetje të Donaldin, qoftë me postime, qoftë me surpriza të ndryshme. Perfshirë edhe ato që kushtojnë shtrenjtë, si fluturimi me helikopter sipër shtëpisë së Big Brother, kur Donaldi ndodhej ende në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat