Donaldi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP

Mediale Vip

Donaldi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Donald Veshaj

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, u shpall nga publiku fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip.” Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

Përballë tij, ‘kokë më kokë’ në finalen e madhe ishte aktori i humorit, Donald Veshaj, i cili i ka dhënë emocion dhe ka mbërthyer para ekraneve gjithë shqiptarët, me energjinë dhe pozitivitetin e tij.

Pas mbylljes së spektaklit Donaldi shfaqet krahë mikut të tij, ndërsa shprehet:

Image
Donaldi shfaqet krahë mikut të tij

“Tani po shikoj se çfarë bëhet jashtë, realisht më duket e pabesueshme. Ju dua shumë edhe ju puth fort të gjithëve. Unë fitoren time e kam”.

“Tani po shikoj çfarë bëhet këtu jashtë”.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.

Ndërkohë kujtojmë se katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut mori 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat