Vijon “telenovela” Tuna-Patris! Çifti i jep sërish fund lidhjes së tyre, konfliktet që çuan në ndarjen e disatë të dy artistëve

Mediale Vip

Vijon “telenovela” Tuna-Patris! Çifti i jep sërish fund lidhjes së tyre, konfliktet që çuan në ndarjen e disatë të dy artistëve

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 16:52
Tuna dhe Patris

Nëse do të kishte një histori dashurie të veçantë në “showbizz”-in shqiptar, padyshim do të ishte ajo Tunës dhe Patrisit.

Në një histori gati 6-vjeçare, kjo dyshe ka pasur ulje-ngritjet e veta me dhjetëra herë. Duke qenë se të dy janë personazhe publike, ky raport ka tërhequr vëmendjen e mediave në çdo ndarje apo ribashkim.

Duket se edhe këtë herë Tuna dhe Patris janë ndarë për të disatën herë. Bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur javë më parë, ku pas një debati, ata kanë ndërprerë çdo kontakt me njëri-tjetrin. Aktualisht Tuna dhe Patris nuk jetojnë bashkë, madje kanë larguar edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Kujtojmë se ribashkimi i fundit i tyre ishte në verë, ku ata vendosën të pajtoheshin dhe të kalonin disa ditë pushime si familje së bashku me dy djemtë e tyre.

Image
Tuna me dy djemtë e saj

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme, e kthyer te prindërit në Shkup, ajo vendosi t’i jepte një shans të dytë muzikantit. Këngëtarja u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e ai lindi.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkruante Tuna poshtë fotos, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi ajo dhe bashkëshorti Patris Berisha ishin divorcuar, ky i fundit zgjodhi që të reagonte me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke marrë kështu përsipër atësinë e djalit të sapoardhur në jetë.

Image
Patrisi me dy djemtë e tij

Ai shpërndau një foto të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim sipër me fjalët: “Mirëserdhe në jetë Zen!”. Më tej, artistja vijoi të postonte në rrjetet sociale video përgjatë shtatzënisë, ku shfaqej vetëm me djalin e madh.

Por, vetëm pak kohë nga këto postime dhe nga kjo situatë e ndezur, ata të dy u shfaqën sërish së bashku. Ndonëse nuk zgjodhën të publikonin foto si çift, shpejt u kuptua që ishin sërish bashkë. Gjatë pushimeve verore që zgjodhën t’i kalonin në Turqi, ata postonin foto nga i njëjti vend. Madje, Tuna dhe Patris ishin miq edhe në “Instagram”, duke i dhënë fund konfliktit të tyre.

Por kur kanë kaluar pak më shumë se 6 muaj nga ky ribashkim, problemet janë shfaqur sërish. Historia përsëritet dhe aktualisht marrëdhënia e tyre tashmë është e ngrirë. Bëhet me dije se Patris është larguar nga shtëpia, duke lënë Tunën vetëm me dy djemtë. Megjithatë si dy prindër, ata vijojnë të kenë një marrëdhënie të shëndosh për hir të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat