Ish-banorja e Big Brother zbulon se është në pritje të ëmbël

Mediale Vip

Ish-banorja e Big Brother zbulon se është në pritje të ëmbël

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 21:36
Gerta Shino

Ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino, e cila tani i është përkushtuar profesionit si YouTuber-e, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e madh. Ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël dhe prej muajsh e ka mbajtur lajmin të fshehtë.

Një vit më parë, Gerta ndau me të gjithë rrëfimin e dhimshëm, ku përmes një videoje tregoi se kishte pësuar abort spontan. Frika se ndoshta diçka mund të mos shkonte sërish mirë, bëri që ajo ta mbante lajmin sekret dhe ta tregonte vetëm tani që është në fund të shtatzënisë.

Gerta ka publikuar edhe një foto të ekografisë në Instagram, ku i ka pyetur ndjekësit për gjininë.

Ajo dhe partneri i saj, Florenti kanë një lidhje disavjeçare dhe prej kohësh jetojnë së bashku në Norvegji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat