Nën tingujt e çiftelisë, Vera Ora jep një mesazh për shëndetin mendor në shqip

Mediale Vip

Nën tingujt e çiftelisë, Vera Ora jep një mesazh për shëndetin mendor në shqip

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 22:39
Vera Ora

Të gjithë e njohim si nëna e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orës.

Por, Vera Ora prej vitesh është psikiatre dhe ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Duke qenë se është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ajo ka bërë një postim të radhës përmes të cilit bën thirrje që të mos anashkalohet shëndeti mendor.

Ajo shfaqet me një kostum elegant me një çifteli në dorë, ndërsa mban një interpretim të shkurtër në gjuhën shqipe.

“Shokë dhe shoqe kudo që jeni, ejani së bashku të përparojmë, shëndetin mendor mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë”, kanë qenë fjalët e Orës.

Ndërkaq, komentet kanë qenë të shumta në mesin e tyre edhe një i Ritës ku thuhej, “Je e bukur nënë”.

Vera gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka qenë e zëshme duke folur për shëndetin mendor e duke dhënë këshilla të ndryshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat