Marina Vjollca në sfilatën e Elisabetta Franchi

Mediale Vip

Marina Vjollca në sfilatën e Elisabetta Franchi

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 23:34
Marina Vjollca

Në Milano këto janë ditët më të rëndësishme për botën e modës, po ndodh “Milano Fashion Week” që ka startuar të martën, më datë 22 dhe do të mbarojë më 28 shkurt.

Stilistët më të famshëm po prezantojnë koleksionet e sezonit vjeshtë- dimër dhe mes tyre edhe stlisitja e italiane Elisabetta Franchi, e cila në faqen e sa ka publikuar një video ku shfaqet edhe Marina Vjollca.

Elisabetta Franchi po njofton një projekt gjigant, pjesë e të cilit do të jenë disa influencër dhe modele të famshme nga e gjithë bota.

Image
Postimi

Duket se prezantuesja shqiptare, prej kohësh edhe imazh i brandit “Elisabetta Franchi” në Shqipëri, do parakalojë në një prej sfilatave më të rëndësishme të javës së modës në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat