Ilir Shaqiri bën deklaratën e fortë për Donaldin: Po të kishte vazhduar me Bora Zemanin….

Mediale Vip

Ilir Shaqiri bën deklaratën e fortë për Donaldin: Po të kishte vazhduar me Bora Zemanin….

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:34
Iliri dhe Donaldi

Në një intervistë të dhënë për “Top Albania Radio, fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri ka komentuar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Mirëpo, në një nga pikat ai u ndal edhe te loja, që kundështari i tij më i fortë, Donaldi bëri në ‘BBV’.

Ai ka treguar se gjithmonë e ka parë Donaldin si një lojtar të fortë dhe tha se beson që ai nuk e fitoi çmimin e madh si shkak i ‘krisjes’ së raportit me Bora Zemanin.

Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka dashur kurrë të ndërhyjë në marrëdhënien e tij me Beatrixsën, por gjithmonë ka dashur t’i thotë Donaldit se duhet ta kishte mbajtur marrëdhënien që kishte me prezantuesen.

“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte”- ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat