Ja sa kushtoi veshja e Arbana Osmanit në Post Big Brother

Mediale Vip

Ja sa kushtoi veshja e Arbana Osmanit në Post Big Brother

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:55
Arbana Osmani

Pas përfundimit të Big Brother për 3 puntata do të ketë Post Big Brother. Spektakli i parë u shfaq të martën, ku dhe banorët diskutuan për dinamikat brenda në shtëpi.

Por ajo që ra në sy ishte veshja e moderatores. Si gjithnjë prezantuesja ka shkëlqyer veshur me kostumin ‘over-size’, ku fshihej edhe barku i rrumbullakosur. Por ajo që nuk dihej ishte çmimi i kripur i veshjes së saj.  

Sipas faqjes “Mespërmes”, kostumi “Double-Breasted Blazer” kushton 1,266 euro, ndërsa sandalet “Tailored Trousers” 712 euro.

Në total kombinimi i moderatores ka kushtuar 2 mijë euro. Përgjatë çdo puntate, moderatorja ka mbajtur veshur krijime nga stiliste, apo veshje të kushtueshme.

Kujtojmë se në finale e Big Brother, Arbana kishte veshur kostumin e kuq nga Alexander McQueen që kushtonte rreth 5 mijë euro.

Image
Arbana Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat