Pas sulmit rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Tash po e kuptoj nënën pse brengosej për luftërat larg Kosovës

Mediale Vip

Pas sulmit rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Tash po e kuptoj nënën pse brengosej për luftërat larg Kosovës

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:18
Diellza Kolgeci

Sot në Ukrainë janë dëgjuar sirenat dhe zhurmat e raketave nga sulmet ajrore ruse.

Qytetarët ukrainas kanë lëshuar shtëpitë e tyre duke tentuar që të strehohen larg bombave ruse.

E gjithë kjo pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar trupat të fillojnë pushtimin.

Lidhur me këtë, reagimet shqetësuese në internet kanë qenë të shumta, përfshirë këtu edhe fytyrat publike.

Së fundi ka reaguar edhe modelja Diellza Kolgeci, e cila rrëfen se kur ishte fëmijë nuk e kuptonte përse nëna e saj brengosej për luftërat që ndodhnin jashtë Kosovës.

Ajo tutje thotë se prej se u bë nënë e ka kuptuar më mirë, duke shtuar se mbrëmë nuk e ka zënë as gjumi.

“Shumë kohë më parë, kur isha fëmijë, nuk e kuptoja mamin pse brengosej për luftërat apo gjendjen politike të vendeve që janë larg Kosovës. Tani prej se jam bërë nënë, po e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa që mbrëmë as gjumi nuk më ka zënë”, u shpreh Kolgeci.

Operacioni rus mbi Ukrainën, është dënuar ashpër nga perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat