Tayna ndër të parat artiste, kjo është shuma që ndan për Fondin për Siguri

Mediale Vip

Tayna ndër të parat artiste, kjo është shuma që ndan për Fondin për Siguri

Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:53
Tayna

Pak orë pasi Kryeministri Albin Kurti zyrtarizoi themelimin e Fondit për Siguri, Tayna është ndër artistet e para që e ka konfirmuar donacionin e saj.

Ajo ka deklaruar se do ta dhurojë shumën e koncertit që do ta zhvillojë në Zvicër me datë 5 mars e cila ka mes tjerash edhe simbolikën e veçantë.

Dihet se Tayna është ndër artistet më të paguara prandaj shuma e koncertit nuk do të jetë modeste.

Lexoni të plotë deklaratën e saj.

Ushtria e Kosovës edhe unë e dojmë shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars bjen me ditën kur filloi me ardhë era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj me këndu bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tonë ❤️.
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat