“Rrëmben” Pete Davidson, Kanye West vazhdon ‘hakmarrjen’ ndaj aktorit në këngët e tij

Mediale Vip

“Rrëmben” Pete Davidson, Kanye West vazhdon ‘hakmarrjen’ ndaj aktorit në këngët e tij

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:03
Kanye West, Pete Davidson

Përbuzja e Kanye West për Pete Davidson mesa duket nuk paska të mbaruar.

Reperi në videoklipin e tij më të ri, ka arritur të ndërtojë një skenë paksa shqetësuese me anë të animacioneve. Në të Kanye ka rrëmbyer dhe ka varrosur të dashurin aktual të Kim Kardashian, Pete.

Videoja “Eazy” mori një vëmendje masive në janar, pasi West u shpreh në këngë që do të zhdëp në drru Pete Davidson. (Just so I can beat Pete Davidson’s ass.)

Kanye postoi një pjesë kulminante nga klipi i tij në “Instagram”. Në të mund të shikohet reperi i cili ndodhet ulur mbi një arkivol. Më vonë, Kanye shihet teksa vendos një çantë mbi kokën e një personazhi të ngjashëm me Davidson dhe duke e rrëmbyer atë.

Më pas ai e lidh personazhin e ngjashëm me Davidson dhe shkon me makinë në një zonë të braktisur, duke e varrosur Pete deri në qafë përpara se të mbjellë farat e trëndafilit rreth kokës së tij.

Lulet fillojnë të lulëzojnë dhe Davidson, ende gjallë, shikon ndërsa Ye zgjedh disa dhe i ngarkon në një kamionçinë.

Imazhi është një referencë e qartë e West i cili i dhuroi ish-bashkëshortes – dhe të dashurës së Davidson – Kim Kardashian një kamion me trëndafila në ditën e Shën Valentinit.

Vetëm koha do të tregojë nëse Davidson do të fyhet për klipin apo nëse do të qeshë, siç bëri kur dëgjoi për herë të parë ‘diss’-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat