Jonida Vokshi rikthehet në ekran për të drejtuar spektaklin e njohur

Mediale Vip

Jonida Vokshi rikthehet në ekran për të drejtuar spektaklin e njohur

Më: 3 mars 2022 Në ora: 19:46
Jonida Vokshi

Pas një pauze të gjatë, tërësisht përkushtuar familjes dhe statusit të saj të ri, Jonida Vokshi është gati për t’u rikthyer. Aktorja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar së fundi se do të jetë pjesë e “Gjeniut të vogël”, një produksion që tashmë ka kaluar në ekranin e Vizion Plus.

Përmes një postimi nga faqja zyrtare e këtij programi në Instagram konfirmohet se moderatores bukuroshe i është besuar edicioni i radhës i programit që ka në fokus zbulimin e talenteve të vegjël në muzikë.

Jonida ka postuar edhe një foto në Instastory, në të cilën shfaqet vajza me një libër në dorë duke shkruar: “Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt, po bëhemi të dyja”, duke konfirmuar kështu praninë e saj në këtë edicion që rikthehet pas shumë vitesh në ekran.

Pasi u bë nënë e një vajze, Emi, Jonida u angazhua te projekti i Ermal Mamaqit seriali “H.O.T”.

Pak javë më parë, Jonida tha se po përgatitej për t’u rikthyer në ekran dhe se do kishte dëshirë që të vinte me një projekt.

“Më ka marrë malli shumë. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem, por varet nga formati i emisionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat