Çifti i famshëm hollivudian dhurojnë 3 milionë dollarë për refugjatët e Ukrainës

Mediale Vip

Çifti i famshëm hollivudian dhurojnë 3 milionë dollarë për refugjatët e Ukrainës

Më: 5 mars 2022 Në ora: 08:48
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

Mila Kunis dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher janë zotuar të dhurojnë 3,000,000 dollarë donacione për refugjatët nga Ukraina. Më shumë se 1 milion njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina pas Rusia pushtoi dhe bombardoi qytetet kryesore në të gjithë vendin.

Çifti hollivudian nisi një fushatë në GoFundMe të enjten me qëllim për të mbledhur 30 milion dollarë për Flexport.org dhe Airbnb.org, të cilat janë dy organizata që janë aktive në terren duke ofruar ndihmë të menjëhershme për ata të cilët kanë më shumë nevoje.

Kunis lindi në Chernivtsi të Ukrainës dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare.

“Familja jonë po fillon këtë fond për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes së menjëhershme dhe ne do të sigurojmë deri në 3 milionë dollarë”, tha aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat