Ermali befason Amin për ditëlindje

Mediale Vip

Ermali befason Amin për ditëlindje

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:50
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Amarda Toska ka ditëlindjen sot dhe urimet kanë qenë të pafundme për të sapo filluan postimet e para. Por surprizën më të madhe ja bëri Ermali, bashkëshorti i saj, para dhjetra personave.

Ditëlindja e Amardës përkonte me seminarin e radhës të suksesit që mban Ermali dhe aty para shumë të pranishmëve, ai drejtohet për te gruaja e tij me një tuf trëndafilash jo dhe aq të zakontë për nga dekorimi dhe e uron dhe puth para gjithë të pranishmëve. Spiunët e parë të surprizës ishin disa personazhe publikë të pranishëm në seminar dhe më tej, vetë Amarda publikoi foto krah Ermalit.

“Çdo gjë që bën për mua është më shumë se normalja….Si këto pemë me trëndafila sot”, shkroi ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Dhe fotot e tregojnë qartë sa e lumtur ka qenë Amarda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat