Pasi Kim tha se ndihet e lumtur me divorcin, vjen reagimi (aspak pozitiv) i Kanye-s

Mediale Vip

Pasi Kim tha se ndihet e lumtur me divorcin, vjen reagimi (aspak pozitiv) i Kanye-s

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:27
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të ndarë dhe diçka e dimë me siguri – që Kanye nuk e donte divorcin. Ndërsa Kim u shpreh e lumtur që më në fund është beqare, për ish-bashkëshortin e saj nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Reperi postoi një imazh në Instagram ku e krahason divorcin me "COVID-in", "të ecësh mbi copa xhami", "të rrihesh në një qendër tregtare", "një shpirt që tërhiqet zvarrë ", ndër gjëra të tjera të tmerrshme.

Fotoja me një poezi ka gjithashtu disa rreshta që thonë:

"Divorci duket sikur fëmijët dolën nga kontrolli juaj/ Divorci ndihet sikur jeni plagosur dhe trafiku është i ngadaltë/ Divorci ndihet si frymëmarrje e rëndë/ Divorci ndihet sikur gjyshja nuk e mori kurrë veten nga ftohja/ Divorci ndihet mbytës/ Sikur mezi merr frymë.”

Është e paqartë nëse reperi i shkroi vetë fjalët apo nëse janë pjesë e një projekti të ri muzikor që ai planifikon të publikojë. Megjithatë, mesazhi i fuqishëm vjen menjëherë pasi gjykata shpalli Kanye-n dhe Kim-in, ligjërisht beqarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat